Kryeministri Edi Rama ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni gjithashtu u bë pjesë e një seminari të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë. Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar prezantuan vizionin “Shqipëria2030”. “Në seminarin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, ku prezantuam vizionin #Shqipëria2030 si edhe sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe investimet japoneze në Shqipëri. Ishin të pranishëm disa prej sipërmarrësve shqiptarë të produkteve Made in Albania prezent në tregun japonez”, shkruan Rama në rrjete sociale.