Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në takimin vjetor të “Iniciativës Globale Klinton”, që u mbajt në New York. Në “Clinton Global Initiative” ku u fol për një përpjekje të përbashkët për të hartuar dhe zbatuar zgjidhjet më të mira për sfidat emergjente me të cilat përballet sot globi, Rama foli për ndihmën e tërmetit dhe pritjen e afganëve.