Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me shqiptarët në Greqi, në Panairin e Parë të Punës jashtë kufijve. Panairi i Punës, i pari i këtij lloji, u çel sot në Athinë, me pjesëmarrjen e qindra kompanive shqiptare nga fusha të ndryshme, shumë prej tyre lider të investimeve, agjenci punësimi, dhoma biznesi, sipërmarrës IT, inovatorë të cilët do të paraqesin dhe shpjegojnë ofertat e punësimit për bashkëatdhetarët.