Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel për të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian. Gjatë kësaj të mërkure kreu I qeverisë ka zhvilluar takime me presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel dhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.