Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue” ku është pyetur për rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit. Pas pushtimit rus edhe më skeptikët, edhe ata më distantët nga Ballkani Perëndimor kanë kuptuar rëndësinë e tij gjeopolitike. Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar. Ne jemi në mes të shumë aktorëve.