Top Channel/ Rama: Në BE brenda kësaj dekade. Luftojmë çdo ditë për të ardhmen europiane
07/11/2024 19:34

Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e Komunitetit Politik Europian. Nga Budapesti, përkrah kryeministrit viktor Orban, Edi Rama nuk e fshehu optimizmin për të ardhmen europiane të shqipërisë, për të cilën tha se do të luftojë çdo ditë. “Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është padyshime në Europë, dhe do të luftojmë cdo dite. Na është hapur tashmë një rrugë e re falë presidencës hungareze që i ka shtyrë gjerat përpara, shpresojmë se do te jemi gati të anetërsohemi brenda kësaj decade bashkë me vende të tjera të ballkanit perëndimor. Kemi gjithmonë e më pak argumente për një BE me dy kufij, një të brendshëm e një të jashtëm, një hapësirë që duhet të jetë plotësisht e përbashkuar në mënyrë që të ruhemi nga ndërhyrjet. Të mos vazhdojmë me këtë eksperiment, të të pasurit të një sotmaku që nuk funksionon si duhet brenda një organizmi.. Kryeministri vlerësoi idenë e presidentit francez, për organizimin e samitit të Komunitetit Politik Europian dhe risolli në vëmendje fjalët e tij se në këtë mbledhje janë njerëzit që përfaqësojnë europën e 700 milionë njerëzve. “Siç presidenti i Francës e theksoi sot, nëse numërojmë njerëzit që përfaqësojmë në këtë hapësirë të këtij stadiumi, është Europa e 700 milionëve, është e jashtëzakonshme. Në këtë europë 700 milionëshe ka menyra të ndryshme të të menduarit, ka qëndrime të ndyrshme, por është një numër që të bën të besosh se sa gjera duhet të jenë ndryshe dhe sa gjera mund të bëjmë për të mirën e të gjithë europës nëse këta 700 milionë përfaqësohen në mënyrën më përmbajtësore.” Kryeministri Viktor Orban bëri thirrje për liderët europianë që të marrin më shumë përgjegjësi për të ndalur luftën në Ukrainë. Ai u tregua i drejtpërdrejtë kur tha se për paqen nuk mund të presin gjithmonë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ata që duan paqe janë gjithmonë e më të shumtë. Flasim për armëpushim, për jetë njerëzore, flasim për shkatërrimin që sjell lufta. Ata që kanë këtë optike për luftën janë shumica dhe pas zgjedhjeve në shba janë më të shumtë në numër. Sot kemi hedhur një hap të madh përpara për të gjetur një zgjidhje. Cfarë nënkupton fitorja, nuk e kemi perkufizuar këtë. Duhet ta nisim nga fillimi, cili është përkufizimi ynë I fitores dhe ku jemi aktualisht. Duket sikur kemi humbur për momentin, pasi njerëz po vdesin. Kjo nuk është lojë intelektuale, është jetë a vdekje.” Kryeministri orban theksoi se europianët duhet të ndërtojnë vetë arkitekturën e sigurisë së Europës.

Top News- Rama mbledh deputetët e Tiranës/ Kërkon që të dalin në terren dhe koordinim me Bashkinë
04/03 17:34
Top News- Berisha njofton “kryengritjen”: Qytetarët nga katër anët e vendit të na bashkohen
04/03 16:11
Top News- “Do të ndjehet padron”, Berisha: Rama nuk pyet për asnjë institucion
04/03 16:11
Top News- Berisha flet për akt tradhtie: Rama braktisi BE për Vuçiç
04/03 16:10
Top Channel/ Pas paralajmërimit për zgjedhje brenda partisë, Rama mbledh të gjithë deputetët e PS
04/03 15:51
Top Channel/ Përplasja SPAK-“Xhafaj”, Komisioni nuk tërhiqet edhe pas përgjigjes së SPAK
04/03 15:22
Top Channel/ Zbulohet protesta e radhës e PD, Berisha premton tubim të fuqishëm
04/03 15:15
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në…
04/03 13:56
Top Channel/ Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare: Të bashkohemi kundër kreu të…
04/03 13:48
Top Channel/ Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së: Vuçiç nja nga të akuzuarit për…
04/03 13:43
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha: Rama ka shkelur çdo ligj për…
04/03 13:42
Top Channel/ AI në kuvend, deri në 2030 synohet përdorimi i inteligjencës në hartimin e ligjeve
04/03 12:22
Top News- “Përballje dhëmbë për dhëmbë”, Berisha në Durrës: U përmbytët nga korrupsioni
03/03 21:57
Top News- PS me draft të ri për Rregulloren/ Më pak minuta për deputetët e ministrat në Kuvend
03/03 20:52
Top News – Vendimi për Belinda Ballukun. Kushtetuesja-GJKKO pezulloi individin, jo institucionin
03/03 16:48
Top News – ‘Po djegin afatin tremujor’. Berisha, protestë para Kuvendit për imunitetin e Ballukut
03/03 16:46
Top Channel/ Berisha: Protestë për “Ballukun”! Vetëm ne mund ta nxjerrim Ramën nga zyra
03/03 15:08
Top Channel/ BE presion për reformën, Gonzato: Financimi i partive, kusht për integrimin
03/03 15:02
Top Channel/ Rama: Gati për pasojat e luftës! (Urdhëron nisjen e një turi në bazë e diasporë
03/03 15:02
Top Channel/ “Rama duhet të largohet si kryeministër”, Berisha thirrje qytetarëve: Vetëm ju mund…
03/03 13:44
DIGITALB DIGITALB