Kryeministri Edi Rama është nderuar sot në Prishtinë çmimin “Çelësi i Qytetit”. Këtë çmim ai e ka marrë nga kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama. “I nderuar të marr çmimin “Çelësi i Qytetit” nga Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës, kryeqytetit tjetër të shqiptarëve”, shkruan Rama në Facebook. Kujtojmë se kreu i qeverisë ndodhej sot në Prishtinë në një aktivitet të organizuar në sajë të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.