Kryeministri Edi Rama është shtruar ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Burimet i thanë gazetares së Top Channel, Alma Demiraj se kryeministri është trajtuar për hernien inguinale, një ndërhyrje e lehtë dhe siç mësohet gjendja e tij shëndetësore është e mirë.