Porti i ri turistik që po merr dita ditës formë do të pasurojë së shpejti peizazhin e qytetit të Durrësit si dhe do të kthehet në një atraksion turistik. Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ndau pamje të punimeve duke shtuar se ky port do të kthehet në një hapësirë pushuese për turistët, me njësi shërbimi, hotele e apartamente.