Të enjten Kuvendi pritet të vendosë nëse do ta dërgojë mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese apo jo. Në konferencë që pati me gazetarët, deputeti Gazment Bardhi u shpreh se pret reflektim nga qeveria duke shtuar se Kuvendi nuk duhet t’i imponohet Gjykatës Kushtetuese.