Top Channel/ Rama-Micotaqis/ Media greke zbardh bisedën “kokë më kokë”
30/01/2025 21:55

Një takim kokë më kokë ka pasur mes Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës, pas varrimit të kryepeshkopit Anastas që siç komentohet nga qarqet diplomatike është bërë nën frymën e idesë së ekumenizmit të mbrojtur aq shumë nga i ndjeri kryepeshkop I Shqipërisë. Siç është parë edhe në pamjet televizive dy kryeministrat kanë biseduar në një atmosferë shumë të ngrohtë mes tyre ,por edhe me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu, kryepeshkopët e Qipros dhe të Jeruzalemit. Ende nuk është bërë e njohur se çfarë saktësisht thanë dy liderët në një takim dhjetë minutësh që kanë pasur, për me tepër në një varrim të tillë madhështor të Kryepeshkopit, ku marrëdhëniet dhe çështjet e rëndësishme mes dy vendeve nuk përbëjnë temën kryesore të bisedimeve. Duke u larguar gjithsesi, kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar se nuk ka problem që mos zgjidhet me anë të dialogut. Dhe fakti që jemi shtete fqinj, është një arsye qe çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog. Ne kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira- ka deklaruar Mitsotakis pasi është përshëndetur kur është larguar, me një përqafim me homologun shqiptar. Nga ana e tij Edi Rama ka deklaruar se “me zotin Mitsotakis jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu pimë një kafe, folëm për gjëra të ndryshme dhe nuk kam çfarë gjë tjetër të ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull”, ka theksuar ai. Mediat greke gjithsesi komentojnë faktin se sa afër mund të sjellë besimi popujt e Ballkanit ,edhe ata me fe të ndryshme, në një rajon kur këto fe shpeshherë kanë qenë historikisht përçarëse. Gjithashtu vetë i ndjeri kryepeshkopi Anastas, thonë ato, ishte hierarku që në të njëjtën kohë mundi të shuguronte klerikët shqiptarë, të përcaktonte shqipen si gjuhë zyrtare të Kishës, por edhe të fliste apo këndonte psalmet nëpër kisha në greqisht. Dhe ky fakt u pa sot kur në një ceremoni disa orëshe , fjalimet dhe psalmet ishin në shqip dhe në greqisht , dy gjuhët që u dëgjuan gjatë gjithë transmetimit të drejprdrejtë nga televizioni publik ERT.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44