Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur punën e kryer nga Prokuroria e Posaçme dhe GJKKO për vendosjen para drejtësisë së ish-zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit. Përmes një mesazhi në Twitter, Rama e konsideroi rastin një sukses të qeverisë, pasi ishte Partia Socialiste ajo e cila, sipas tij, inicioi Reformën në Drejtësi.