Kryeministri Edi Rama po mban fjalën gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi. Rama: Mirë se ju gjej gjej në shtëpinë tuaj të dytë dhe Greqinë fqinje, faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse në këtë strehë kaq të madhe që ju e bini të duket kaq të vogël, më emocionon , enzuziami juaj më përul, mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim shqiptarinë dhe me shumë krenari për ju njerëz të jashtëzakonshëm nga të katër anët e Shqiptarisë që jeni bërë shëmbëlltyrë e jashtëzakonshme e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Evropës.