Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu mesazhet drejt Greqisë gjatë takimit të tij me emigrantët në Athinë. Rama: Shqiptarët e Greqisë jeni dëshmia më e madhe më e fortë më e bukur e kësaj ndërlidhjes me miliona fije të pa këputshme të fateve në histori mes dy popujve siç janë minoritarët, një thesar i vyer i shoqërisë sonë e cila funksionon sot brenda një kornize, garanci ligjore për minoritetet që de fakto e bën Shqipërinë një nga shembujt më përparimtarë mes vende të Këshillit të Evropës. Ata kanë halle kanë probleme, grekët e Shqipërisë, duhet të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta më e madhe jashtë fushës së vogël të lojërave politike me topin katror ballkanik është se asnjë hall apo problem i tyre nuk është i ndryshëm nga problemet e shqiptarëve.