Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në krye të detyrës. Sot është shpallur “Dëshmor i Atdheut”, ndaj kryeministri Rama bëri me dije vendimin e qeverisë për të mbështetur financiarisht fëmijët e të ndjerit deri në mohsën e pjekurisë.