Në episodin e kësaj të diele të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama kishte të ftuara zyrtare të Ambasadës Kineze dhe studente kineze në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës janë miqësore dhe se zhvillimi i këtij vendi është i jashtëzakonshëm. Gjatë bisedës, Rama bëri të ditur se po përgatitet përkthimi në shqip i librit “The New China Playbook”, të ekonomistes kineze Keyu Jin, duke e cilësuar veprën si një guidë për të kuptuar Kinën pa paragjykime.