Berati ishte qyteti I radhës ku u ndal kryesocialisti Edi Rama për anëtarësimet e reja në parti. Duke iu referuar investimeve si dhe numrit të turistëve që e vizituan këtë qytet vitin që lamë pas, Rama tha se PS e ka transformuar këtë zonë duke I dhënë një pamje tjetër.