Top Channel/ Rama mbron SPAK: Moment kthese historike që duhet të vazhdojë
26/03/2025 18:36

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje nga Shkodra që qytetarët të votojnë Partinë Socialiste që të vijojë zbatimi i reformës në drejtësi. Gjatë fjalës së tij, ai komentoi edhe arrestimet e anëtarëve apo ish anëtarëve të PS, ku u shpreh se “nuk të vjen mirë që dikush që është këtu sot, nesër e sheh para gjykatës”, por theksoi se kjo është një moment kthese historike që duhet të vazhdojë dhe të mbështetet. Kryeministri ripërsëriti se edhe nga ana e institucioneve të drejtësisë së re ka lajthitje dhe gafa, por PS duhet të japë mbështetjen. Rama: Shpata ishte tek zyra ime, Altin Dumani nuk është 22 vjeç, mund të ketë 20 vite që është prokuror, e kishit dëgjuar më parë për Altin Dumanin, kishit dëgjuar më parë ndonjë ministër apo ata që hyjnë e dalin në televizor të shkonte në gjykatë, të dënohej apo arratisej? As prindërit, as gjyshërit nuk kishin parë, ka pas vetëm njerëz të dënuar nga i pari i qeverisë, jo nga një gjykatë apo prokuror më parë, si ndodhi kjo, ra nga qielli apo një ditë të bukur u çuan një grup prokurorësh dhe hodhën hov. E vërtetë që është që ligjin këta e bënë po kush e kërkoi, se kush e kërkoji nuk ka nevojë të diskutojmë shumë, mjafton të kthehesh pas e të shohësh kur ishim në opozitë, ne kërkuam një pakt kombëtar, ia kërkuam bufit të kënetës në 2009, në 2013 e kishim në program, kur u bë reforma u ngujuan në bulevard ishte Luli, vinte çdo natë dhe këndonte himnin para zyrës sime. Ja ku e keni bufin thotë në 11 maj do fitojmë, në 12 maj do shkrijmë SPAK, do shkrijë Ndoc Rrokun, se ky është edhe qyteti i Ndoc Rrokut. Është e vetmja mënyrë e sigurt që të bëhemi anëtarë të BE. Përderisa ne i hymë detit në këmbë e dinim që gjërat do shkonin pak a shumë siç do të shkojnë, edhe nga ana e drejtësisë së re ka lajthitje, gafa, por dhe duhet të japim mbështetjen tonë. Njeriut nuk i vjen mirë që dikush që është këtu sot nesër e sheh duke shku në prokurori, pastaj para gjykatës, por nga pikëpamja e ambicies sonë për të bërë histori që është fati ynë dhe i Evropës janë përputhur në një pikë, duhet të jemi krenarë, ndryshe kurrë nuk do të ndodhte të pastrohej, por mbi të gjitha të ndjente që është një hapësirë ku barazia para ligjit nuk është një slogan.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44