Kryeministri Edi Rama ripërsëriti thirrjen për bizneset në Vlorë, që të lirojnë trotuaret nga barrikadat. Në një reagim në rrjetin “X”, mbrëmjen e të dielës, Rama iu rikthye situatës në Lungomare, ku veprimtaria e bizneseve të ndryshme, kryesisht lokaleve, shtrihet deri në bllokim të trotuareve për këmbësorët. Kryeministri thekson se është e papranueshme që ky model t’u rrëmbejë hapësirat publike dhe trotuaret qytetarëve.