Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të martë në Berat ku zhvilloi një dëgjesë me qytetarë për fondin e rijetëzimit që do tu vihet në dispozicion qytetarëve për të restaurimin e banesave që ndodhen në zonat muzeale. Një problem për familjet është ai i pronësisë mes familjarëve, mosmarrëveshjeve mes këtyre të fundit për restaurimin e një objekti të përbashkët, ku njëra palë nuk pranon! Rama thotë se ligji për objekte të trashëgimisë kulturore është shumë strikt, pasi nuk bëhet asnjë ndërhyrje pa miratimin e bashkisë, por në raste të restaurimeve të vogla duhet të ketë lëshime!