Vetëm 5 ditë pas fjalimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku kërkoi që rezoluta e vitit 2011 e Dick Marty-t të rishikohet, kryeministri Edi Rama i është drejtuar një ditë më parë me një letër kryetarëve të shteteve dhe qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës. Në letër rama, i bën thirrje këshillit të europës, për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë, që u krijua dhe orkestrua sipas tij nga Kremlini. Kreu i qeverisë thotë në letër se raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës asokohe u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte, dhe në thashetheme që qarkullonin në vend të provave.