Kryeministri Edi Rama i është drejtuar aeroportit të Athinës pas vizitës që zhvilloi me shqiptarët në Greqi. Kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me komunitetet shqiptare në Europë. Ndalesa e parë e këtij rrugëtimi ishte Athina, ku Kryeministri u mikprit nga mijëra shqiptarë të diasporës që jetojnë e punojnë prej shumë vitesh tashmë në Greqi, – të mbledhur në Stadiumin e Galatsit të Athinës