Kryeministri Rama u shpreh se qeveria është konsultuar me ekspertë dhe janë parë analizat që po bëjnë vendet e tjera për hartimin e planit për menaxhimin e krizës energjetike. “I kemi përllogaritur të gjitha, nesër do të publikojmë planin e posaçëm. I referohemi analizave të ekspertëve dhe analizave që po bëjnë vende të ndryshme. Kulmi i krizës do të jetë mesi i vitit 2022. Është situatë shumë e ngjashme me situatën e pandemisë, ku të gjithë janë të prekur, por çdo vend ka specifikat e veta”, tha kryeministri, në deklaratën e tij për mediet, pas mbledhjes së qeverisë.