Në hyrje të fjalës së tij në takimin elektoral përmbyllës në Lushnjë, kryeministri kujtoi ish deputetin socialist Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë në vitin 2021. Kreu i qeverisë tha se në 11 maj, mbështetësit e PS brenda dhe jashtë do ti japin PS fitoren më të bukur.