Kujdes nga mashtrimet komjuterike. Kryeministri Edi Rama është kujdesur këtë të shtunë t’iu bëj thirrje shqiptarëve të mos bien pre e mesazheve të rreme që hiqen si personazhe publike me qëllimin zhvatjen e parave. Në një postim në rrjetin social ‘X’, u kërkon qytetarëve të verifikojnë vërtetësinë e numrit të telefonit e mesazhit, teksa njofton se mashtruesit janë në shënjestër të uniformave blu.