Anthony Blinken, sekretari amerikan i shtetit fjalën e parë në Tiranë e mbajti nga takimi me të rinjtë shqiptarë te piramida, tashmë e shndërruar në një qendër teknologjike dedikuar rinisë me ndihmën e SHBA-ve. Zhvillimi i Shqipërisë ndër vite u vlerësua nga Blinken, me besimin se marrëdhënia me Shba do të forcohet më tej. Blinken u shfaq shumë miqësor me emrat shqiptarë të njohur në botë.