Kryeqyteti mikpriti sot takimin e 70-të të Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit, i cili përzgjodhi Shqipërinë në një bashkëorganizim, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të UNËTO Zurab Pololikashvili, dhe të delegacioneve nga e gjithë Europa, duke shënuar një ngjarje të veçantë në një kohë kur impakti i turizmit po transformon ndjeshëm ekonominë dhe përfaqësimin e vendit tonë në botë.