Gjatë takimit të zhvilluar sot me kryetarët e bashkive të vendit, kreu i ekzekutivit Edi Rama ka pasur disa kritika për disa prej drejtuesve, në lidhje me situatën e përmbytjeve apo zjarreve. Rama ka thënë se qarqe të caktuara nuk shfrytëzojnë kapacitetet e tyre të ndërhyrjeve në raste të emergjenca, por kërkojnë ndërhyrje nga Forcat e Armatosura.