Për rreth 1 orë 40 minuta kryeministri Edi Rama shpalosi përpara grupit parlamentar një katalog me shqetësime ndaj drejtësisë së re për ato që i quajti gafa dhe lajthitje të gjytarëve dhe prokurorëve. U ndal gjatë edhe në çështjen e nxehtë brenda maxharonacës, pas kërkesës së SPAK për marrje autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut.