Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova duhet “t’ia lërë topin në derë Serbisë”, duke i përfunduar detyrimet e saj nga dialogu Kosovë-Serbi. Në intervistën e dhënë për “Deutsche Welle” Rama ka deklaruar se, “në rrugën evropiane Kosova duhet ta harrojë Serbinë”.