Nga Berlini, në kongresin e Partive Socialiste Europiane, kryeministri Edi Rama në nisje të fjalimit të tij kërkoi mbështetje nga BE për të përballuar krizën energjetike. Rama përsëriti edhe njëherë zhgënjimin nga periudha e pandemisë, ku tha se lënia pas e Shqipërisë me ndihmën e vaksinave, nuk duhet të ndodhe me energjinë.