Kryeministri Edi Rama, në një dalje për mediat pas mbledhjes së Kryesisë ka sqaruar para gazetarëve deklaratat se nëse “kandidatët e koalicionit Meta-Berisha marrin drejtimin e bashkive, nuk do të kenë bashkëpunim me qeverinë”. Rama theksoi se deklaratat që ka përsëritur në takimet elektorale në disa bashiki, kanë qenë për kandidatët e “Bashkë Fitojmë”, pasi qëllimi i këtij koalicioni është të marrë peng bashkitë. Rama kujtoi më tej faktin që Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA.