Kryeministri Edi Rama ka vijuar me procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste, ku ndalesa e radhës ka qenë në Balldre të Lezhës. Ai tha para strukturave se Partia Socialiste duhet të provojë se është e hapur për të gjithë, ndërsa nënvizoi se ka ardhur koha që të tejkalohen kufijtë e vjetër politik.