Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishin sot në eventin HangArt. Në këtë aktivitet u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.