Në Samitin e Përbashkët të Komunitetit Politiko-Europian në Danimarkë kryeministri Edi Rama u përball me pyetjet e medias gjermane për sigurinë kibernetike të vendit tonë pas sulmeve të Iranit në Gusht të vitit 2022. “Po, kemi qenë objekt sulmi kibernetik, por sot kemi një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Europë. Ne vazhdojmë të jemi objekt i këtyre sulmeve kibernetike të Iranit dhe jemi tërë kohën duke luftuar që të mos lejojmë shkelje të sigurisë sonë”. Ndërsa për shpejtësinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Be kryeministri Rama bëri këtë koment.