Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fushë Krujë, ku dhjetëra familje do hyjnë në shtëpitë e reja, banesa që i humbën ato në tërmetin e 2019-ës. Edhe nga Fushë-Kruja, Rama nuk ka lënë pa ironizuar kampin kundërshtar politik. Ai tha se situata në selinë e Partisë Demokratike tashmë vetëm të bën të qeshësh.