Kryeministri Edi Rama dhe zëvendës/kryeministri, njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektuan këtë të premte punimet në aksin rrugor Thumanë – Kashar. Sipas tyre, punimet në aksin, që është pjesë e Korridorit blu që lidh veriun me jugun, janë realizuar deri më tani 40% e punimeve.