Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantier i shoqëruar nga Nënkryetarja e bashkisë Anuela Ristani, e cila është komanduar në krye të bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt. Një prej projekteve që aktualisht është në zbatim përfshin Sheshin Avni Rustemi, i pozicionuar vetëm 500 m larg sheshit kryesor të Tiranës, i ndërtuar në 1935 dhe që gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së II që prej vitit 2007.