Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE theksoi se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe se negociatat të mbyllen në vitin 2027. Sipas kreut të qeverisë, anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet të mbyllet brenda kësaj dekade.