Kryeministri Edi Rama në kuvend iu drejtua opozitës duke thënë se se prej 8 vitesh ata kanë të njëjtën retorike, ndaj dhe kanë mbetur në vend numëro. Kryeministri Edi Rama të enjten nga foltorja e Kuvendit, akuzoi opozitën shqiptare për të njëjtën retorikë prej tetë vitesh, duke theksuar se për këtë arsye ata kanë mbetur në vendnumëro. Në fjalën e tij, kryeministri Rama replikoi edhe për rritjen e çmimeve, duke marrë si shembull të veçantë çmimin e naftës në vend. Ai theksoi se nafta sot është më e lirë se në kohën kur qeveriste PD.