Top Channel/ Rama i mbyll dyert Spanjës për një marrëveshje me emigrantët: Nuk është e mundur
07/02/2025 19:38

Nga konferenca me gazetarët, kryeministri Edi Rama, iu përgjigj pyetjeve për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Gazetari i Europa Press: Javën e kaluar, drejtësia italiane refuzoi të zhvendosë emigrantët nga Italia në Shqipëria. Do të doja mendimin tuaj, mendoni se marrëveshja po dështon? Edi Rama: Nuk kam asnjë mendim për këtë, pyetja duhet t’i drejtohet Melonit, sepse për ne kjo marrëveshje është e thjeshtë. Është një rol i thjeshtë. Na u kërkua nga Italia të ndihmojmë, sepse për ne marrëdhënia është mijëvjeçare me Italinë. Na ka ndihmuar shumë në momente tejet të rëndësishme. Kur ra tërmeti, forcat italiane erdhën për të ndihmuar, duke nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Është një operacion 100% nën vëzhgimin dhe përgjegjësinë italiane. Lëvizja, vëzhgimi te qendrat është përgjegjësi e Italisë. Gazetari: Nuk mendoni se mund të ketë një marrëveshje me Spanjën? Edi Rama: S’jam i sigurt se do kishte kuptim, lidhet me gjeografinë. Ne jemi të bashkuar nga deti me Italinë, e vetmja gjë që e bën këtë marrëveshje të arsyeshme është se emigrantët nuk ndalojnë në Itali, por ata ndalojnë në Shqipëri. Sa e bëshme do të ishte për Spanjën, që të ndalonin në Shqipëri. Nuk e shoh të mundshme. Në fund të fundit, nuk mendoj se kjo është zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit. Evropa tani duhet të merret me emigracion të paligjshëm dhe të përballet me një rënie demografike. Evropës i duhet të luftojë emigracionin, por nga ana tjetër, i duhen më shumë emigrantë. Nuk është çështje, kush tregon më shumë muskuj ndaj emigrantëve. Kjo është gjëja më e rrezikshme që po i bëjmë vetes në Evropë. Kjo mund të shkatërrojë shpirtin e Evropës. Për aq kohë sa nuk ka një politikë të përbashkët për këtë, Evropa do të jetë në telashe. Nëse Evropa e tejkalon këtë dhe bën diçka shumë më gjithëpërfshirëse, duke krijuar një mënyrë ndryshe për t’u marrë me vendet e origjinës, do të jetë një fitore e madhe.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44