Pas betimit në Presidencë, ka nisur mbledhja e parë e qeverisë Rama 3, ku kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën duke i kujtuar ministrave pikat kyçe të Kodit Etik. Edi Rama: Fillimisht si nevojë për të komunikuar me dyer të hapura disa norma të kodit etik të Këshillit të Ministrave dhe më pas për përmbajtjen e vendimeve që e marrim në këtë mbledhje të parë. Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet publikisht për respektimin me besnikëri të Kodit Etik duke marrë që sot edhe para publikut përgjegjësinë personale.