Top Channel/ Rama: I kënaqur me planin e BE! Nga Putini Unioni kuptoi se jetonte në një botë paralele
02/09/2024 19:27

Kryeministri Edi Rama nga forumi strategjik i Bledit në Slloveni, hoqi dorë nga retorika kritikuese konstante e viteve të fundit për shpejtësinë e zgjerimit t BE. Foli i kënaqur për planin e rritjes të BE, një paketë ekonomike prej 6 miliard eurosh për Ballkanin Perëndimor dhe ia përsëriti udhëheqësve Evropianë se kjo vëmendje për rajonin lulëzoi vetëm kur Vladimir Putin nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrains “U ndjeva i inkurajuar, sepse më në fund dëgjova dikë të thotë atë që e them që ditën e parë. Ishte puna e Putinit. Atij iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që po jeton në një botë paralele. Një vit më parë, këtu në Bled, Presidentja Ursula von der Leyen, premtoi planin e ri të rritjes që tani është vënë në rrugën e duhur. Duhet të bëjmë të gjithë punën për të qenë të gatshëm për të hyrë në BE. Të marrim më shumë instrumente e të hyjmë në më shumë hapësira të BE-së. Është një moment, ku ndihem ku ndihem pozitiv për BE-në”. Paneli i diskutimit të kryeministrave gjatë Forumit Strategjik të Bledit nisi me batuta mes kryeministrit tonë, Edi Rama dhe moderatorit. Gazetari nisi të flasë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, por kryeministri ndërhyri, duke kërkuar më shumë minuta në dispozicion për të dhënë përgjigjen. “Jua kam thënë pak ditë më parë, po e them dhe këtu, kur ftoni njerëz nga vende nga Ballkani, mos vini kronometër, të qenit shumë gjerman nuk është gjë e mirë. Kjo është arsyeja pse amerikanët ju kanë rekrutuar lehtësisht. Sa herë jemi të dy në skenë, gjërat bëhen virale. Sepse kemi rrënjë turke të dy”.

Top Channel/ Thirrja e fundit e Berishës para protestës: Policia të na bashkohet!
09/02 22:07
Top News – Dash Sula merr detyrën: ‘Me Ramën jo armik, por për të cuar para Shqipërinë’
09/02 19:45
Top Channel/ “Me Ramën, jo armiq”! Dash Flet si Kryeinspektor: Do flas me kryeministrin
09/02 19:36
Top Channel/ Berisha thirrje policëve: Bashkohuni me ne në protestë
09/02 19:12
Top News – PD përshëndet deklaratën e KE. ‘Kuvendi të heqë pa vonesa imunitetin e Ballukut’
09/02 19:06
Top Channel/ Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Të gjithë në orën 17 në kryengritjen e…
09/02 19:04
Top Channel/ Berisha i drejtohet Ramës: Mos luaj me fatin e shqiptarëve, se fatin e…
09/02 18:58
Top News – Reformohet diplomacia. Spiropali: Domosdoshmëri! Opozita kritikon draftin
09/02 16:51
Top News- PD kundër ndryshimeve në legjislacion, Berisha: Qëndrimi i opozitës do jetë vetëm protestë
09/02 16:27
Top Channel/ “Rama kërcënon prokurorët”, kreu i PD akuzon kryeministrin për presion ndaj drejtësisë
09/02 15:18
Top Channel/ E zbulon Berisha: BE do thërrasë Ramën, nëse pengon drejtësinë
08/02 19:38
Top News – Berisha: Qeveria shkatërroi arsimin, ne futëm internetin në shkolla
07/02 15:57
Top News – “Shteti ka degraduar”, Berisha: Armiqtë e shqiptarëve janë ato që vjedhin lekët tuaja
07/02 15:57
Top News – Berisha: Ballkani i Hapur ishte tradhtia më e madhe ndaj fermerëve shqiptarë
07/02 15:56
Top News – Berisha: Reformat e Ramës nxisin largimin e shqiptarëve, do ndaloj shpopullimin
07/02 15:56
Top News – Berisha: Do strehojmë studentët, projekti që hartuam për kampusin
07/02 15:56
Top News – Dash Sula “e tradhtoi”/Berisha: Mollë e kalbur, kapi flamurin e Ramës
07/02 15:55
Top News – Përplasja e Ramës me drejtësinë/Berisha: Ai bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij
07/02 15:55
Top News – Protestat e opozitës, Berisha: Nuk do të vijmë në pushtet me dhunë e gjakderdhje
07/02 15:55
Top News – Berisha: Edi Rama ka vëllazëri me Vuçiç, mbrojtja që i bëhet
07/02 15:54
DIGITALB DIGITALB