Kryeministri Rama ndodhet në Ohër, aty ku po merr pjesë në Forumin e Prespës, së bashku me kryeministrat e tjerë të rajonit. Në fjalimin e tij, edhe një njëherë tjerë, Rama kritikoi Bashkimin Evropian, pas përgjigjes negative për hapjen e negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryeministri e sheh në një këndvështrim tjetër këtë vendim, kur thotë se “BE nuk mund të na thotë çfarë të bëjmë”.