Kreu i qeverise Edi Rama ishte sot në një takim me pensionistët në qytetin e Durrësit ku tha edhe një herë që në fund të vitit do të marrin bonus, që do të jetë më i lartë se 50 mijë lekë të vjetra. Rama edhe një herë u bëri thirrje bizneseve dhe punonjësve që të mos i shmangen pagesës së kontributeve shoqërore, sepse sipas tij ato para shkojnë direkt për pensionet.