Shqipëria dënon sulmet iraniane ndaj Azerbajxhanit. Kryeministri Edi Rama e cilësoi akt të rëndë dhe të papranueshëm agresionin e regjimit të ajatollahëve ndaj vendeve fqinje. “Sulmi i ndërmarrë kundër territorit të Azerbajxhanit, që ka vënë në shënjestër infrastrukturën civile në rajonin e Nahçivanit dhe ka plagosur civilë, është edhe një akt tjetër i rëndë dhe i papranueshëm agresioni nga Republika Khomeiniste e Iranit kundër vendeve fqinje, “mëkati” i vetëm i përbashkët i të cilave është se shkëlqejnë në skenën botërore përmes zhvillimit, prosperitetit dhe hapjes, duke përmirësuar çdo ditë jetën e popujve të tyre dhe duke e bërë Iranin të duket edhe më i errët dhe më i verbër nën regjimin e tij satanik”.