Fushata elektorale e kampit socialist u përqendrua në Belsh këtë të hënë. Kryeministri Edi Ram prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Arif Tafanin, ndërsa ishte i pranishëm edhe drejtuesi i qarkut, Damian Gjiknuri. Kreu i PS-së nuk i kurseu ironitë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, ku Sali Berishën dhe Ilir Metën i quajti dy zarë që pritet të dështojnë.