Kryeministri Rama i është përgjigjur për herë të parë publikisht akuzave të Gazmend Bardhit për lidhje të vëllait të tij Olsi Ramës me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015 ndërsa sqaroi edhe arsyet pse nuk mund të pranonte një interpelanë të thirrur nga kryetari i grupit parlamentar demokrat.