Mes brohorimave të qindra mbështetësve, kryesocialisti Edi Rama mbylli takimin elektoral në Fier, me besimin e fitores për të përfunduar rrugëtimin europian të Shqipërisë. Një thirrje të drejtpërdrejtë, Rama e pati edhe për të gjithë prindërit, pavarësisht bindjeve politike. Ndërsa kanë mbetur edhe dy ditë fushatë, Rama ishte i qartë në kërkesat e tij për fierakët dhe të gjithë shqiptarët.