Kryeministri Rama ka kryer një takim falenderues ditën e sotme me qytetarët e Kukësit. Teksa ka falenderuar kandidatët që u zgjodhën fitues, gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se ishte skeptik për fitoren në Kukës e Tropojë. Ai tha se në këtë fitore ka kontribuar shumë edhe puna e Pandeli Majkos, si dhe patronazhistët e aktivistët.